“Luftë në Stade Gabriel Montpied”, PSG ngec në transfertën e Clermont

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain ngec në transfertën e Clermont, në takimin e vlefshëm për javën e shtatë të Ligue 1.

Ky takim ishte shumë i luftuar dhe i mbushur me plot raste nga të dyja skuadrat, por në fund asnjëra prej tyre nuk ia doli që të gjejë rrugën drejt rrjetës.

Minuta në këtë takim pati edhe për sulmuesin e Kosovës që luan për Clermont, Elbasan Rashanin, me këtë të fundit që u aktivizua në minutë e 69’ në vend të Gonalos.

Pavarësisht tentativave si nga Clermont ashtu edhe nga PSG-ja, ky takim u mbyll me rezultatin 0-0.

Pas këtij raundi, Clermont renditet në vend të 17-të me dy pikë, teksa PSG renditet aktualisht në vend të dytë me 12 pikë.


Top Channel

You may also like