Lufta shkatërroi ëndrrat e 8-vjeçarit palestinez – Shqip

by admin
Spread the love

Bën thirrje që t’i jepet fund kësaj padrejtësie në të gjithë Rripin e Gazës

Që nga shpërthimi i luftës në Gaza, 8-vjeçari Abdel Jaber Mohammed al-Farra ka humbur shtëpinë e tij, lagjen kur dikur luante me shokët si dhe shkollën e tij. Farra dhe familja e tij u larguan nga shtëpia e tyre në lagjen al-Manara në Khan Younis lindore pasi forcat izraelite bombarduan ndërtesën. Abdel tregon momentin kur forcat izraelite shkatërruan shtëpinë .

“Dëgjuam tingujt e tankeve në rrugë, vrapuam. U fshehëm pas një muri, dhe ushtarët filluan të bombardonin më shumë. Ne u larguam pa marrë me vete asgjë sepse nuk mbeti asgjë, gjithçka u shkatërrua. Vazhduam të ecnim derisa arritëm në një spital. Kurrë në jetën time nuk kam parë bombardime si këto. Unë isha në klasën e tretë, nuk e mbarova vitin shkollor. Kjo është diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time. Jemi të shpërngulur nga shtëpitë tona, pse po na ndodh kjo?”

Në pamundësi për të gjetur një vend në shkollën tashmë të mbushur plot me personat e zhvendosur në zonë, familja po i kalon netët jashtë ndërtesës, duke fjetur në trotuar.

“Si palestinezë, kjo luftë na tregoi gjëra që nuk i kemi parë kurrë në jetën tonë. Ajo ekspozoi të gjithë njerëzit përballë njëri-tjetrit. Njerëzit nuk ka shtëpi për të jetuar. Nëse njerëzit shohin një shishe me ujë, vrapojnë për të. Ata shohin një qese me miell, vrapojnë për të. Nëse kërkojnë perime, luftojnë për të marrë radhën, njerëzit dalin kundër njeri tjetrit vetëm për një bukë”.

Situata mbetet e rëndë ndërsa kriza ka kapluar të gjithë Rripin e Gazës. Për Abdel fëmijëria e tij tanimë ka humbur dhe ëndrrat e tij edhe pse vetëm 8 vjeç janë shuar.

“Na është shkatërruar lagjja, nuk ka mbetur shtëpi. Gjithçka është rrënoja. Asnjë shtëpi nuk ka mbetur.  Situata është shumë tragjike. Ne po kërkojmë nga të gjitha shtetet që të dërgojnë ndihma, të hapin pikën kufitare Rafah, të marrin të gjitha ndihmat brenda, për t’i dhënë fund luftës. T’i japim fund kësaj padrejtësie ndaj nesh”.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 23,000 palestinezë, ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës dhe ka zhvendosur shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të paktën një herë, duke krijuar një krizë humanitare dramatike.

Klan News

You may also like