Lufta Izrael-Hamas/ Mijëra protestues pro-palestinezë mbushin rrugët e Londrës!

by admin
Spread the love

Sot në qendër të Londrës është zhvilluar një protestë ku mijëra njerëz marshuan në mbështetje të palestinezëve.

Palestina do të jetë e lirë“, “Liri për Palestinën” dhe “Ndaloni bombardimin e Gazës“, shkruhej në disa prej pankartave që qytetarët mbanin në duar.

Ndërkohë që organizatorët, “Fushata e Solidaritetit të Palestinës”, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe për dërgimin e “ndihmës së plotë humanitare”.

Ndërsa marshimi vazhdon drejt Downing Street, mediat e huaja bëjnë me dije se flakët jeshile dhe të kuqe mbushën ajrin.

Gjithashtu nga njoftimi zyrtar i “Policisë Metropolitane” raportohet se, deri në 100,000 protestues pro-palestinezë ishin të pranishme në Londër.


Top Channel

You may also like