Lubonja për anulimin e mbledhjes: Po përdoren ndërkombëtarët në këtë lojë për pushtet (VIDEO)

by admin
Spread the love

Publicisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje për mbledhjen e dy qeverive shqiptare që u anulua, duke thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhej të fliste fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë do të shtroja pyetjen nëse do të ishte interesi i shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, do të tentonte të kontaktonte me qeverinë e Kosovës me Albin Kurtin qoftë për atë draftin që kishte bërë të këshillohej me të, ndoshta ta bindte të gjenin diçka të përbashkët, të mos ndodhte kjo gjë”, u shpreh Lubonja.

Lubonja, i ftuar në Edicionin Special në Shqip, ka thënë se Rama se po vënë interesin e pushtetit të tij mbi interesat e Kosovës.

“Këtu ky ka vënë interesat e tija të pushtetit të tij mbi interesat e Kosovës. Këtu janë të hapura pikëpyetjet një interes më i ngushtë por i rëndësishëm që Rama sheh te Kurti një lloj i gjithë asaj zonës shqiptare në Ballkan që ky e komandon”, shtoi Lubonja.

“Një hipotezë tjetër këta kanë një projektin e tyre që kërkojnë ta realizojnë dhe realizimi i këtij projekti nënkupton heqjen e disa pengesave siç është Kurti”.

Ai theksoi se po përdoren ndërkombëtarët në këtë lojën për pushtet.

“Sigurisht nuk i kemi të gjitha të dhënat, për mendimin tim nuk është kjo mënyra. Tani po përdoren ndërkombëtarët në këtë lojë për pushtet dhe ky është problemi”.

“Rama nuk po del me tezën që ‘unë jam këtu, prandaj dhe këta që po na prishin duhet të dalin nga skena politike’, ‘pra unë vendos këtu dhe jam partneri i besueshëm’. Por edhe se kush duhet të qeverisë”.

You may also like