LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për linë e majmunit

by admin
Spread the love




Partia Opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, kërkon miratimin urgjentisht të protokolleve kundër lisë së majmunëve. Sipas VMRO DPMNE nuk duhet të ketë pasiguri te qytetarët edhe pse nuk ka raste të konfirmuara.

Deputeti Mile Lefkov, nga VMRO DPMNE deklaroi se  nuk duhet të lejojmë të na përsëritet skenari si pandemia e Covid-it, ku Maqedonia është vendi me më së shumti vdekje për milion banorë, ku u vonuam me protokolle, u vonuam me vaksinim dhe kishim pa numër lëshime në shërbimet shëndetësore.

Por, nga LSDM kanë demantuar një gjë të tillë, të cilët thonë se situata menaxhohet mirë dhe se opozita nuk di tjetër përveç të përhapë panik të qytetarët.

Deputeti I LSDM-së,  Nenad Kociq përkujton partinë opozitare se kur KSI propozoi atëherë të ketë vaksinim të detyrueshëm për të gjitha kategoritë e rrezikuara, mjekë,  arsimtarë, të moshuar, ata të VMRO ishin kundër,  kinse rrezikohej e drejta e qytetarëve për të vendosur dhe propozuan teste PCR. Tani standardi dyfishtë është se kërkojnë që me forcë të testohen pacientët.


You may also like