Lotito: Lazio mund të fitojë titullin, mbajtëm të gjithë lojtarët e rëndësishëm

by admin
Spread the love

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është bërë zyrtarisht një Senator (u zgjodh në Molise), por do të ruajë detyrën e tij si numri një i klubit bardhekaltër.

“Titulli? Nuk na mungon asgjë. E kemi përforcuar skuadrën për ta bërë gjithmonë konkurruese, ekzistojnë të gjitha mundësitë. Të dashur tifozë bardhekaltër, sezoni i ri ka nisur mirë. Lazio ka një organikë konkurruese, një fizionomi loje të vetëm, është kurajoze, nuk heq dorë së sulmuari dhe kërkon të dominojë ndeshjen. Ky është mishërimi i ambicieve të klubit, që bashkë me trajnerin ka dashur të ndërtojë një projekt të ri.

Skuadra është përforcuar. Lojtarët tanë më të mirë, që i kërkonin klubet e mëdha të Europës, kanë qëndruar të gjithë. Dhe kanë ardhur edhe lojtarë të tjerë, të rinj dhe ekspertë”, ka thënë Lotito. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook

You may also like