Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë për lobimin rus: 500 mijë euro për një parti në Shqipëri nuk vlejnë më shumë se një teshtimë

by admin
Spread the love

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me raportin amerikan ku thuhej se PD ka përfituar rreth 500 mijë dollarë financim në 2017 nga Rusia.

Ai tha se Basha ka bërë marrëzi duke menduar se lobimi rus do e sillte në pushtet, ndërsa theksoi se kjo është një histori misterioze, por guri që do e ndjekë pas gjithmonë Bashën.

Sipas tij edhe nëse ato para nuk janë me origjinë ruse, ato mbeten para të pista, por 500 mijë euro për një parti në Shqipëri nuk vlejnë më shumë se një teshtimë.

“Është një histori e vjetër. Duke qenë i dobët Basha i pa orientuar dhe pa e ndarë ende mendjen se do ishte kryeministër apo ministër i një qeverie të ramës bëri të njëjtën gafë dhe marrëzi duke menduar se lobimi do e sillte në pushtet. Për ta vendosur po në të njëjtën kohë, qershor 2017, në atë kohë në shba ka pasur një hetim serioz që pretendohej të gjendeshin lidhje mes presidencën e Trump dhe financimeve ruse, dhe në atë kohë zbulohet se një parti nga një vend evropian kishte bërë lobim duke përdoru një sasi të caktuar parash që kishin kaluar në kanalet që kishte dhe personazhe ruse, është një histori misterioze. Ky është momenti kur në këtë hetim del emri i Bashës dhe një vit më pas në pranverën e 2018 sikurse e ka pranuar me vonesë Berisha ka pasur tre tentativa tek ai vetë për të ndryshuar lidershipin e PD konkretisht Bashën. Berisha e ka pranuar këtë gjatë prologut të foltoreve të tij por që ai në atë kohë nuk ishte i bindur që Basha kishte rënë në këtë kurth rus. Pastaj në 2019 vijmë te djegia e mandateve një tjetër marrëzi.

Të kuptojmë se djegia e mandateve nuk ishte presion ndaj Edi Ramës, por nuk vinte si shantazh i drejtpërdrejtë nga SHBA. Ata kërcënuan me destabizlimin e vendit në këmbim të fatit të individit Lulzim Basha që ishte në hetim andej dhe më pas në Shqipëri dhe nëse hetohet do tregojë hymnere të tmerrshme dhe ky është guri që do e ndjekë pas Bashën. Prova skam por logjika më thotë se këto 500 mijë euro mund të mos kenë origjinë rusë, por janë para të pista. 500 mijë euro për një kryetar partie në Shqipëri janë qindarka xhepi, por mënyra se si zgjidhi duke shmangur barrierat ishte e gabuar. Mënyra se si është mbyllur hetimi i kësaj dosje në Tiranë ka mbetur kur përfituese fundor i këtyre pagesave tregonte imunitet, nuk ka pasur asnjë veprim. Dosja fjeti në zyrë, kjo tregon sistemi është i korruptuar. Por 500 mijë euro për një kryetar partie është një shumë që nuk vlen më shumë se një teshtimë”, tha ai.

You may also like