LONDËR – BM dërgon qindra raketa të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

by admin
Spread the love

LONDËR, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ Qindra raketa të mbrojtjes ajrore të prodhimit britanik po dërgohen në Ukrainë, tha qeveria e Britanisë së Madhe.

Vendimi vjen mes luftës ruse ndaj vendit, ku qindra dronë dhe raketa besohet se janë lëshuar gjatë natës në qytete duke përfshirë Kievin, Lvivin dhe Odesën.

Paketa përfshin rreth 200 raketa të mbrojtjes ajrore dhe synon të rrisë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe ministri i Mbrojtjes Grant Shapps kanë kritikuar presidentin rus Vladimir Putin pas sulmeve masive ajrore.

Shapps i cilësoi sulmet si “sulme ajrore vrasëse”.

Rusia lëshoi 122 raketa dhe 36 dronë kundër objektivave ukrainas, duke vrarë të paktën 13 civilë në atë që zyrtarët ushtarakë thanë se ishte sulmi më i madh ajrore i luftës deri më tani.

“Forcat Ajrore të Ukrainës përgjuan 87 nga raketat dhe 27 nga dronët e tipit “Shahed” gjatë natës”, thanë zyrtarët.

“Këto sulme të përhapura në qytetet e Ukrainës tregojnë se Putini nuk do të ndalet para asgjëje për të arritur qëllimin e tij për të zhdukur lirinë dhe demokracinë”, tha Sunak në rrjete sociale. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like