Lloga u kërkon partive politike ta qartësojnë qëndrimin për Ligjin e ri për Amnisti

by admin
Spread the love

Ministria e Drejtësisë disa herë u ka dërguar shkresa koordinatorëve të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të prononcohen për propozim Ligjin e ri për Amnisti. Ministri Krenar Lloga shpjegon se kërkesat janë dërguar përmes shkresave dhe përmes postës elektronike më datë 18.07.2023, 20.07.2023, 24.08.2023, 11.09.2023 dhe 13.09.2023

Ai tha se nga ata u kërkua që në afat sa më të shkurtë të mundur ta shqyrtojnë dhe të prononcohen për zgjidhjen ligjore, duke dhënë vërejtet dhe sugjerimet e tyre.

“Theksojmë se situata në burgje është alarmante, për të cilën tregojnë edhe raportet e shumta ndërkombëtare që trajtojnë këtë çështje, si dhe nga Komiteti kundër torturës në kuadër të Këshillit të Evropës.  Me amnistinë pritet të përfshihen persona që janë të dënuar me dënim me burg deri në 6 muaj, si dhe personat e dënuar të cilëve u është shqiptuar dënimi me burg mbi 6 muaj, të lirohen nga vuajtja e dënimi të përgjithshëm për 30%, të shqiptuar me aktgjykim të plotfuqishëm”, ka thënë Lloga.

Lloga i ka lutur të gjitha partitë politike ta mbështesin këtë akt human, i cili është në interes të qytetarëve dhe ta votojnë këtë zgjidhje ligjore. /SHENJA/

MARKETING




You may also like