Liverpuli zbret sonte në fushë, Klop: Speciale të jemi këtu me gjërat që na kanë ndodhur

by admin
Spread the love

Jyrgen Klop thotë se është speciale për Liverpulin që të jetë në krye të garës për titull dhe të jetë ende në Ligën e Europës me sasinë e dëmtimeve që kanë pësuar këtë sezon. Ka qenë goditje pas goditjeje për “reds”-at, me lojtarë si Mohamed Salah, Trent Aleksander-Arnold, Diogo Zhota dhe Alison, që të gjithë kaluan periudha të gjata në infermieri.

Në mungesë të tyre, lojtarë të tjerë janë rritur dhe e kanë çuar skuadrën drejt një triumfi në Kupën Karabao dhe pozicionin e tyre aktual në ligë. “Si e trajtojnë këtë situatë këta djem është thjesht e jashtëzakonshme”, tha Klop në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Shefilld Junajtid. “Shumë lojtarë kanë qenë jashtë për një kohë kaq të gjatë, kështu që të jesh ende aty ku ne jemi është shumë e veçantë. Unë jam në “qiellin e shtatë” që ata të mund të provojnë se kush janë. Nuk kam qenë kurrë në dyshim për ta, por është e mrekullueshme që ata ia kanë vërtetuar vetes”.

Për gjermanin nuk ka lojtarë që ka pasur më shumë peshë sesa portieri Kelleher, i cili ka zëvendësuar portierin e parë Alison dhe tani ka luajtur po aq ndeshje këtë sezon sa braziliani. “Nuk kam pasur kurrë turp ta lavdëroj atë”, shtoi Klop. “Por nëse do të më kishit pyetur para sezonit, atëherë mendoj se do të kisha menduar se do të kishte një problem, sepse atij nuk i është dashur kurrë që të luajë kaq shumë ndeshje”.

Alison pritet të rikthehet në stërvitjet e ekipit javën e ardhshme pasi Liverpuli i afrohet një serie të vështirëndeshjesh. Dhe megjithëse Klopnuk ka gjasa të ketë një skuadër të plotë për ndeshjet e mbetura, ai tha se do të ishte mirë tëkishin pak fat kur këta lojtarëtë ribashkohen me ekipin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like