LIVE LACIO-MILAN/ Pjesë e parë emocionuese, vendasit protestojnë për penallti të padhënë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ndeshja e sotme ndaj Lacios në 20:45 do t’i japë mundësi Milanit të përgatisë në mënyrën më të mirë sfidën e parë me Slavian e Pragës, pasi tashmë Europa Liga shihet si një objektiv primar për kuqezinjtë.  

Marko Di Belo është zgjedhur për të vënë drejtësi në takimin e sotëm mes Lacio dhe Milanit. Ai ka arbitruar bardhekaltrit në 21 raste duke asistuar në 12 suksese 2 barazime dhe 7 disfata. Nga ana tjetër, Milani ka 18 precedentë me Di Belon dhe bilanci flet për 11 fitore, 2 barazime, ndërsa në 5 raste skuadra kuqezi u mund. 

Vlen të theksohet fakti se Lacio është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më shumë ndeshje në Serinë A (59 nga 171 ndeshje, duke plotësuar tablonë 80 fitore të kuqezinjve dhe 31 fitore bardhekaltër). Megjithatë, vetëm një barazim në 13 ndeshjet e fundit ndërmjet Lacios dhe “Djallit” në Serinë A: 1-1 më 25 nëntor 2018, teksa bilancit plotësohet me 4 fitore nga romanët dhe 8 suksese kuqezi.  

“Djalli” ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Lacios në kampionat (1H), po aq sa në 10 ndeshjet e mëparshme (4 barazime e po aq humbje). 

Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen të theksohet fakti se Hysaj e nis sfidën nga stoli, ndërkohë që në stol ndodhet edhe Çiro Imobile.  

LIVE: LACIO-MILAN 0-0

KOMENTI LIVE: 

45+1′ TENTATIVA E PULISIÇ: VIDEO 

12′ PRETENDIMET E LACIOS PËR PENALLTI: VIDEO 

8′ RASTI I ARTË I VESINOS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:  

LACIO-MILAN

PANORAMASPORT.AL

You may also like