LIVE “GRUPI I VDEKJES”/ Pjesët e dyta nisin me gol, i dashuri i Loredanës dënon PSG-në (VIDEO)

by admin
Spread the love

Grupi i F, ose ndryshe Grupi i “Vdekjes” luan sot dy ndeshjet e fundit që do të vendosë fatin e tre skuadrave.

Dortmundi i kualifikuar pret në Gjermani PSG-në. Francezëve i duhet një fitore për të kaluar më tej, ose një barazim në bazë të rezultatit në sfidën tjetër.

Në Angli, Njukasëlli pret Milanin. Të dyja skuadrat do të luajnë për fitoren dhe të shpresojnë që verdhezinjtë të mposhtin Mbapenë me shokë.

REZULTATET  LIVE

BORUSIA DORTMUND – PSG 1-1
51′ Adejemi / 56′ Zaire Emeri

GOLI I ZAIRE EMERI (VIDEO)

GOLI I ADEJEMI (VIDEO)

NJUKASËLL – MILAN 1-0
33′ Xhoelinton

NGJARJET KRYESORE

46’ Nis pjesa e dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Njukasëll.

45’+1’ Menja ndëshkohet me karton të verdhë për një reagim të ekzagjeruar pas një faull të Xhoelinton.

40’ Reagimi i Milanit mungon thuajse plotësisht pasi kuqezinjtë nuk arrijnë të krijojnë raste të rrezikshme, ndërsa Njukasëll mban topin.

33’ GOOOL NJUKASËLL! Pas një aksioni të shpejtë të vendasve, Xhoelinton lëshon një predhë të pakapshme për Menja (VIDEO)

26’ Almiron me kokë gjuan drejt katërkëndorit, Menja është në pozicion. (VIDEO)

23’ Leao nga e majta gjuan nga pozicion i tij i zakonshëm, pa gjetur katërkëndorin e portës. (VIDEO)

20’ Xhoelinton mposht Menja me një pasim për Almiron nga e djathta, Tomori bën mrekullinë duke devijuar jashtë gjuajtjen e Almiron drejt portës së boshatisur. (VIDEO)

18’ Shar provon nga një distancë e largët, pa shqetësuar menja i cili sheh topin që kalon mbi traversë.

15’ Xhoelinton gjen hapësirën në zonë për të provuar të majtën e tij, por gjuan shumë dobët pa shqetësuar Menja.

13’ Leao nxjerr të lirë Pulisiç në krahun e djathtë, harkimi i tij është për t’u harruar dhe përfundon jashtë.

10’ Minuta e parë të sfidës janë në favor të anglezëve të cilët kërkojnë të gjejnë sa më shpejt golin.

5’ Tripie provon me një goditje dënimi ballore pranë zonës së Milanit, sfera kalon pak mbi traversë. (VIDEO)

3’ Një harkim nga e djathta e sulmit anglez gjen Tomorin në zonë, por mbrojtësi devijon gabim duke rrezikuar një autogol, të cilin e shmang Menja i vëmendshëm. (VIDEO)

1′ Nis dueli në “St. James Park”.

FORMACIONET ZYRTARE:

NJUKASËLL – MILAN

 302154

DORTMUND – PSG

 041541

PANORAMASPORT.AL

You may also like