LITUANI – Nauseda: Do të kandidoj sërish në vitin 2024

by admin
Spread the love



VILNIUS, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda kandidon për një mandat të dytë pesëvjeçar.

59-vjeçari njoftoi se do të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Jam i vendosur dhe e përkushtuar për të vazhduar punën që kam nisur”, tha Nauseda në Vilnius.

Lituania do të zgjedhë një president të ri me zgjedhje të drejtpërdrejta më 12 maj 2024.

Nauseda është kreu i shtetit të BE-së dhe vendeve anëtare të NATO-s që nga viti 2019 dhe është favorit në sondazhet e opinionit për zgjedhjet.

Në Lituani, kreu i shtetit ka kryesisht detyra përfaqësuese, por ka edhe kompetenca më të gjera në çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNJU JORK – OKB: Gaza pranë ‘kolapsit’ humanitar, armëpushimi i qëndrueshëm i domosdoshëm


You may also like