Linjat japoneze sjellin një avion shtesë për skuadrën e mundësve ‘sumo’ që e bënte mjetin tepër të rëndë (fotot)

by admin
Spread the love

Shqetësimet për peshën dhe dhe aerodinamikën e mjetit bënë që linjat kombëtare japoneze të fluturimit të transferonin mundësit kaon-sumi në një tjetër avion.

Zyrtarët u detyruan të shtonin me nxitim një tjetër fluturim prej rrezikut të kalimit të limitit të peshës, jo prej bagazheve të shumta por prej listës së pasagjerëve mes të cilës ishin më të rëndët në vend.

Kështu që linjat ‘Japan Airlines’ transferuan një numër të mundësve në një fluturim të veçantë javës që shkoi teksa mjeti vetëm kalonte kufizimet e peshës.

Mundësit duhet të merrnin fluturimin Boeing 737-800 flights nga aeroporti Haneda në Tokio Tokyo dhe një tjetër nga aeroporti Itami në Osaka për të mbërritur në kompeticionin në ishullin jugor të Amami Oshima, shkruan e përditshmja vendase Yomiuri Shimbun.

Por prej peshës mesatare të mundësve prej 120kg – që është shumë më tepër se mesatarja e parashikuar prej 70kg ata u detyruan të ndryshonin programin, shkruan Yomiuri.

Aeroporti i Amami nuk menaxhonte dot avionë më të mëdhenj kështu që nga 27 mundësit, 14 fluturuan me  një tjetër avion.

Madje fluturime shtesë ishin përdorur dhe për kthimin e mundësve pas kompeticionit shkruajnë zyrtarët.

Kjo nuk është hera e parë që një grup  mundësish të tillë bëhen lajm, teksa dhe në 2014, u bë virale në rrjet imazhi i një avioni të mbushur me mundës sumo që fluturonin nga Hakkaku në Tokyo, drejt një kampi stërvitjeje.