“Liga e Europës është një aktivitet i rëndësishëm”, Pioli flet pas eliminimit nga Champions: Natë e ëmbël sepse…

by admin
Spread the love

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e sheh me dritë-hije fitoren e sotme ndaj Njukasëll. Nga një anë është keqardhja e eliminimit nga Liga e Kampioneve. Por nga ana tjetër, edhe entuziazmi i suksesit në Angli dhe faktit që ekipi vazhdon në Europë, ndonëse në një turne më pak të rëndësishëm.

“Ndeshjen e parë duhet ta kishim fituar për shkak të mënyrës se si luajtëm. Na vjen keq që nuk ia dolëm, ishim të etur për Ligën e Kampionëve. Liga e Europës është një aktivitet u rëndësishëm, Milani nuk e ka fituar kurrë. Është natë e ëmbël, sepse Milani nuk fitonte në Angli që nga viti 2005, por edhe e hidhur. Ne besuam, si një skuadër që hodhi shumë në fushë. Megjithatë, ka pak zhgënjim.

Liga e Europës? Sigurisht, ne duhet të ecim sa më shumë përpara. Ne e dimë se grupi ishte shumë i vështirë, ne mund të ishim më efektivë. Do të mendojmë të bëjmë mirë në Ligën e Europës.

Ne duhet të përpiqemi të bëjmë mirë në kampionat, duke konsoliduar vendin e tretë dhe duke shpresuar të bëjmë më shumë. Objektivi minimal është të arrijmë në top 4, nuk kemi vazhdimësi për momentin për të qenë më lart. Ka ende një rrugë të gjatë, kemi ndeshje të rëndësishme përpara, duke filluar nga ajo me Monzën dhe rikthimi për të luajtur në Champions League është shumë i rëndësishëm për klubin.”

Reflektimi është se ne dolëm më keq në Ligën e Kampionëve se vitin e kaluar, por mund të bëjmë më mirë në kampionat.

Jam i bindur për potencialin e këtij ekipi dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në maksimum. Skuadra është e fortë dhe mund të bëjë më mirë se sa ka bërë deri sonte”, tha Pioli për “Amazon Prime” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

You may also like