Liberta Spahiu konfirmon ribashkimin me Flori Mumajesin (FOTO)

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë, në natën e ndërrimit të viteve, artisti i njohur shqiptar, Flori Mumajesi publikoi një foto ku shihej i përqafuar me moderatoren e famshme, Liberta Spahiu. “Pak tinza amo pa kushte”- shkruante kantautori krahas fotos së publikuar me Libertën, teksa ditën e sotme ka qenë radha e moderatores për të konfirmuar lidhjen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka publikuar një foto krah artistit shqiptar, ku duket shumë e afërt me Mumajesin. “M’falni se pak jena vonu! Me foto te bredhi’”- shkruan krah fotos Liberta Spahiu, duke konfirmuar kështu lidhjen me kantautorin shqiptar.

Kujtojmë që çifti janë përfolur edhe më parë për një lidhje me njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk e kanë pranuar. Tashmë duket se ata janë ribashkuar dhe i kanë kaluar edhe festat e fundvitit krah njëri-tjetrit, duke e nisur vitin e ri bashkë.

Urojmë që ky të jetë një vit i mbarë për çiftin, të cilët gati 6 vitesh tashmë përfliten për një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

You may also like