“Lewandowski si Suarez, në fillim e kritikuan”, mbrojtësi i bën elozhe polakut!

by admin
Spread the love

Pesë gola në katër ndeshje të kampionatit dhe një tregolësh Champions League. Robert Lewandowski e ka nisur si mos më mirë aventurën e tij te Barcelona teksa sulmuesi ka shuar të gjithë zërat kritikë në fillimin e sezonit.

Për polakun së fundmi vijnë elozhe edhe nga ana e shokut të skuadrës, Eric Garcia i cili e ndjek nga afër në stërvitje ndërsa shprehet se Lewa është si Suarez kur vjen puna te finalizimi.

“Lewa është shumë i komunikueshëm, lojtarë të një kalibri të tillë janë të aftë të adaptohen kudo. Në dy apo tre ndeshjet e para sezonit nuk po shënonte dhe kishte nga ata që e kritikonin, thonin se nuk vlen. Por, tashmë askush nuk e mban mend. Këtu po flasim për një sulmues spektakolar, një nga ata lojtarë që ka diçka ndryshe. Në lidhje me aspektin realizativ dhe se sa efektiv është, Lewandowski më kujton Suarez”, u shpreh Garcia.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like