Lewandowski i sigurtë për fitore ndaj PSG: Jam i sigurt që do të shkojmë në gjysmëfinalet e Championsit

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski ka besim maksimal se ai dhe shokët e tij do të eliminojnë PSG-në dhe do të jetë Barcelona që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League.

“Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, do të japim më të mirën, duke përmirësuar cilësinë e paraqitjeve tona.

Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Championsit”, u shpreh sulmuesi polak i skuadrës katalanase.

PSG dhe Barcelona do të ndeshen mes tyrë në “Parc des Princes” në datën 10 prill. Sfida e kthimit, 6 ditë më vonë në Spanjë.

Lewandowski po luan sezonin e dytë me Barcelonën. Skuadër me të cilën numëron 19 gola dhe 7 asiste gjatë këtij sezoni.

Nëse ia del përballë kampionëve të Francës, skuadra e Xavit do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

Katalanasit nuk dalin në finalen e madhe prej vitit 2015, që korrespondon edhe me suksesin e fundit në turneun e më të fortëve.

You may also like