Lëvizja Besa: Skandalet në sistemin gjyqësor nuk kanë të ndalur

by admin
Spread the love

Pushteti ekzekutiv i udhëhequr nga partitë politike LSDM dhe BDI vazhdon ashpër të ndërhyjë në punët e gjyqësorit. Udhëheqësit politik të këtyre dy subjekteve politike nuk u mjaftuan me emërimin e të afërmëve të tyre në pozita kyçe në organet e drejtësisë por përkundrazi vazhdojnë të ndikojnë dhe të degradojnë pushtetin gjyqësor tanimë në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore të drejtësisë duke ndërhyrë në Kodin Penal, thonë nga Lëvizja Besa.

“Në procedurë të shpejtë duke keqpërdorur të gjitha standardet dhe praktikat e mira parlamentare si dhe duke keqpërdorur flamurin evropian, kjo qeveri ditë më parë miratoi ndryshimet e Kodit Penal me të cilat parashihet ulje drastike e dënimit me burg për bartësit e funksioneve publike në rast të gjykimit të tyre për shpërdorim të detyrës zyrtare. Këto ndryshime të Kodit Penal jo vetëm që janë në kundërshtim me vlerat demokratike të një gjyqësori të mirëfilltë por gjithashtu inkurajojnë krimin dhe korrupsionin. Nga ana tjetër vlen të theksohet se me këto ndryshime të Kodit Penal rrezikohet që një numër i
madh i lëndëve gjyqësore të cilat janë proceduar nga Prokuroria Speciale të parashkruhen apo të vjetërsohen edhe atë: Titanik, Target/Fortesa, TNT, Titanik 2, Thesari, Talir dhe Trajektorja, ndërkaq të akuzuarit në këto lëndë gjyqësore t’i ikin përgjegjësisë penale për veprat e tyre në dëm të buxhetit të shtetit dhe qytetarit”, thonë nga Lëvizja Besa.

Lëvizja Besa si subjekt politik shpreh shqetësime serioze lidhur me këto ndryshime të Kodit Penal sidomos kur shohim se këto ndryshime jo vetëm që inkurajojnë krimin dhe korrupsionin por gjithashtu janë edhe në kundërshtim me vlerat e një demokracie të mirëfilltë dhe interesin strategjik të vendit tonë. Një konstatim i tillë vërtetohet edhe nga deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit të cilët ashpër reaguan ndaj këtyre ndryshimeve të Kodit Penal duke theksuar se DASH inkurajon Maqedoninë e Veriut që t’i përmbushë premtimet e saj për luftën kundër korrupsionit.

Nga Lëvizja Besa shtojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut e ka vendin në Bashkimin Evropian mirëpo jo me këtë qeveri veprimet e të cilës janë anti-evropiane.

 

MARKETING




You may also like