Lëvizja BESA: Pushteti LSDM-BDI nuk e ka synim integrimin në BE, por kurdisjen e tenderëve

by admin
Spread the love

Funksionarët e BDI-së vazhdojnë për çdo ditë të dëshmojnë se sa janë anti-evropian dhe pro-krimit dhe korrupsionit.

Skandali i fundit i publikuar në media,  ku ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i ndan 1.8 milion euro kompanisë “Eurovia” e cila është njëra nga donatorët kryesorë të BDI-së dhe e udhëhequr nga funksionarë të BDI-së, dëshmon se pushteti LSDM-BDI nuk e ka synim integrimin në BE, por pushtetin për të kurdisur tenderë dhe për t’u pasuruar funksionarët e saj dhe partia.

Se kush me të vërtetë është pro eurointegrimeve dhe punon në të mirë të qytetarëve këtë e dëshmojnë veprat. Derisa për BDI-në vazhdimisht dalin skandale korruptive, funksionarët e Lëvizjes BESA për çdo ditë promovojnë, bulevarde të reja, rrugë të asfaltuara dhe shumë projekte tjera me standarda evropiane.

Andaj duhet menjëherë të ketë zgjedhje parlamentare dhe qytetatët të kenë mundësi të ndëshkojnë këtë pushtet kriminal. Ndërsa institucioneve përkatëse u bëjmë thirrje që të veprojnë urgjentisht.

Lëvizja Besa

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like