Letra që u la mbi varrin e Giovanni Falcones pas arrestimit të bosit të Cosa Nostras

by admin
Spread the love

Pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro dikush la një letër mbi varrin e Giovanni Falcone, në kishën e San Domenico-s në Palermo.

Aty ishte shkruar me shkronja të mëdha dhe me stilolaps të kuq: “Ia arritëm, Giova… Pas 30 vitesh!!!”. Në shënimi për Falcone që u vra nga mafia në 1992, nuk ka asnjë firmë.

Vetëm një datë, 16 janar 2023. Saktësisht dita e arrestimit të Messina Denaro, që ndodhi 30 vjet pas masakrave në Capaci dhe që ndryshuan vendin. Më pas ishin të shumta letrat dhe dedikimet që lanë njerëz të tjerë pranë kishës ku është varrosur prokurori i njohur.

Imazhi u publikua në rrjetet sociale nga Fondacioni Falcone të martën. Mbi varr ishte vendosur edhe një kurorë me dafina. “Një ditë e jashtëzakonshme”, ishte komenti i Fondacionit.

“Mënyra më e mirë për të kujtuar Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në përvjetorin e 30-të. U jemi mirënjohës shtetit dhe institucioneve që në këtë ditë gëzimi jemi në anën e duhur. Nga njëra anë arrestimi i bosit të fundit të masakrës Matteo Messina Denaro, kriminelit dhe të arratisurit më të keq të Italisë, në tjetrën besimi dhe shpresa që fitojnë. Ishte një i ri maturant që la në varr kurorën e dafinës në shenjë angazhimi”, thuhet në mesazh.

Pas 30 vitesh në arrati, kryemafiozi më i kërkuar në Itali, Matteo Messina Denaro, përfundoi në duart e policisë në një klinikë private në Palermo. 60-vjeçari po i nënshtrohej trajtimeve për shkak të një tumori, kur e vu në pranga për t’u dërguar më pas në kazermën e San Lorenzo-s.

Ai është gjykuar dhe është dënuar në mungesë, më burgim të përjetshëm, për një numër vrasjesh. Mes tyre përfshihet vrasja e prokurorëve antimafias Giovanni Falconne dhe Paolo Borsellino në vitin 1992, sulmet vdekjeprurëse me bombë në 1993-shin në Milano, Firence dhe Romë, e gjithashtu rrëmbime, torturë dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi të kthyer në dëshmitar shtetëror.

“Me personat që kam vrarë mund të bëja një varrezë”, i ka rrëfyer dikur një miku. Ai mendohet të ishte i mbrojturi i Toto Riina-s, kreu i klanit të Korleones, i cili u arrestua në 1993-shin, pas 23 vitesh në arrati.

You may also like