Leonardo: Mbappe nuk është një lojtar i madh, PSG mund ta fitojë Championsin pa të

by admin
Spread the love

Ish-drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka folur së fundmi për Kylian Mbappe dhe nuk është shprehur aspak “ëmbël” për sulmuesin.

Në një intervistë të dhënë për mediet franceze, Leonardo theksoi se Mbappe është golashënues i madh, por jo lojtar i madh.

“Nuk mbaj mëri ndaj tij, por vitet e fundit me sjelljen e tij ka treguar se nuk është i aftë të drejtojë, të jetë një lider apo lojtar i madh. Ai është një golashënues i madh, por jo një lojtar i madh dhe nuk është e lehtë të ndërtosh një ekip rreth tij.”-deklaroi ai.

Braziliani i sugjeroi klubit parizien që ta lërë sulmuesin të largohet, pasi sipas tij PSG-ja do të fitojë më shumë pa Mbappe-në në ekip.

“Për të mirën e PSG-së, mendoj se ka ardhur koha që Mbappe të largohet nga Parisi. PSG ka ekzistuar para Mbappe dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe më pas. Ai ka 6 vite që luan në Paris dhe në këtë periudhë pesë klube të ndryshme kanë fituar Champions League. Asnjë prej tyre nuk e ka pasur Kylian në skuadër, kjo do të thotë se mund të fitohet edhe pa të”-deklaroi Leonardo.


Top Channel

You may also like