Leo Messi rekordmen edhe jashtë fushe, “pleshti” thyen një rekord në Instagram

by admin
Spread the love

Lionel Messi nuk është kampion bote vetëm në fushën e blertë, ai është i tillë edhe në rrjetet sociale. Kapiteni i Argjentinës theu një rekord në Instagram ndaj fotos më të pëlqyer , asaj të “vezës më të famshme”.

Postimi i 35-vjeçarit me Kupën e Botës në dorë, arriti një shifër rekord duke shkuar deri në 57 milionë pëlqime për më pak se 48 orë. Rekordin e fotos më të pëlqyer në botë e mbante më parë fotoja e një veze e publikuar para gati 4 vitesh, e cila zotëron 56 milionë pëlqime.

Triumfi në Kupën e Botës i solli Leo Messit një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij futbollistike. Megjithatë jo vetëm në karrierën e tij, por edhe në botën virtuale. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like