Legjendat e futbollit zhvilluan në Katar një miqësore ndryshe nga të tjerat

by admin
Spread the love

E gjithë bota është fokusuar këtë periudhë padyshim në Katar, aty ku do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Pavarësisht Botërorit, në stadiumin “Al Thumama”, është zhvilluar një miqësore ndryshe nga të tjerat.

Kjo miqësore nuk ishte njësoj si të tjerat. Aty morën pjesë disa punëtore nga Katari dhe disa prej kampionëve më të mëdhenj të futbollit botëror. Emra legjendarë si Alessandro Del Piero, Cafu, Terry, Seedord, Roberto Carlos, Materazzi dhe shumë të tjerë.

Megjithatë një nga gjërat më speciale të këtij takimi ishte vetë Presidenti i FIFA-s. Gianni Inantino ishte i pranishëm në këtë përballje, por jo si numri një i FIFA-s, por në rolin e arbitrit. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Facebook

You may also like