“Leçe kërkon fitoren ndaj Bolonjës”, Ramadani flet për Kombëtaren: Është një ëndërr për mua, në grup dua Italinë dhe Gjermaninë

by admin
Spread the love

Leçe do të presë Bolonjën të dielën në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Seria A. Në prag të këtij dueli, mesfushori Ylber Ramadani ka dalë në konferencë për shtyp. Ylli kuqezi u ndal edhe tek shorti i Europianit dhe Kombëtarja kuqezi.

Sa e keni vuajtur barazimin me Veronën?

“E pashë ndeshjen në shtëpi. Nëse do ta kishim mbyllur në pjesën e parë, loja do të kishte shkuar ndryshe, por në fund një pikë është më mirë se asgjë”.

Jeni të kënaqur me kampionatin tuaj?

“Çdo ditë ne punojmë për të bërë më mirë. Të dielën ka një ndeshje të vështirë në të cilën duhet të marrim pikë.”

Çfarë i mungon Leçes për të fituar sërish?

“Ne jemi profesionistë dhe e dimë që nuk kemi fituar 8 ndeshje. Të dielën duhet të hyjmë me kokën e duhur për të fituar. Ne krijojmë raste, por duhet ta mbyllim ndeshjen, duke filluar tashmë të dielën. Kundër Romës ne luajtëm një lojë të shkëlqyer dhe humbëm në dy minuta. Duhet të hyjmë të dielën për të fituar ndeshjen, kjo do të na jepte besim.”

Çfarë shpresoni për shortin e EURO 2024?

“Do të doja një grup Itali-Gjermani-Zvicër-Shqipëri. Të shohim nesër. Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 prej tyre luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë.”

Si është atmosfera në dhomat e zhveshjes?

“Gjithmonë pozitive, ne jemi të bashkuar dhe jemi një grup kompakt. Nuk shikojmë kush luan dhe kush jo, ne shkojmë në fushë për të fituar dhe kaq. Shokët e mi në mesfushë nuk janë të rëndësishëm, mjafton të fitojë.”

Si po e përballon Krstoviç mungesën e golit?

“Ai punoi shumë mirë, tani është më i uritur sepse nuk ka shënuar për një kohë të gjatë. Dje ai kishte një stërvitje të çmendur, ai dëshiron të shënojë të dielën.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like