Lavrov: Me sulmin ndaj Serbisë në vitin 1999, NATO e shkatërroi OSBE-në

by admin
Spread the love

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian sot është në gjendje të keqe, perspektivat janë të paqarta, tha shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në seancën plenare të OSBE-së në Shkup. Ai kujtoi se organizata u shkatërrua në vitin 1999.

“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe në vitin 2008, duke shkelur rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu hoq Kosova pa asnjë referendum”, theksoi Lavrov.

Ai kujtoi se për pak më shumë se një vit Akti Final i Helsinkit do të mbushë 50 vjet.

“Në këtë drejtim, me keqardhje themi se OSBE-ja e mirëpret këtë përvjetor në një gjendje të dhimbshme dhe perspektivat e tij janë të paqarta”, tha ministri rus. /SHENJA/

MARKETING



You may also like