Lautaro ulet në stol, Acerbi e nis si titullar, zbuloni formacionet zyrtare të Plzen-Inter

by admin
Spread the love

Interi do të përballet në transfertë ndaj Viktoria Plzen në Champions League. Sfida do të startojë në orën 18:45 dhe të abonuarit në platofrmën Tibo do të kenë mundësi ta ndjekin nëpërmjet kanaleve që mundësohen.

Ndërkohë që në prag të kësaj sfide trajnerët kanë bërë edhe zgjedhjet zyrtare për sa i përket formacionit. Disa lëvizje surprizë nga Inzaghi që vendos të ulë në stol Lautaron dhe në sulm do të luajë dyshja Dzeko-Correa.

Do të ketë ndryshime edhe në mbrojtje për zikaltrit që do të nisë nga minuta e parë Acerbi së bashku me Skriniar e Bastoni. Në krahun e majtë rikthehet Robin Gosens.

Formacionet zyrtare:

VIKTORIA PLZEN (4-2-3-1): Stanek; Havel, Pernica, Hejda, Jemelka; Bucha, Kalvach; Vlkanova, Sykora, Mosquera; Chory.

INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Gosens; Dzeko, Correa.

You may also like