“Largohuni më 5 janar”, zbardhen zhvillimet e fundit në selinë blu, çfarë pritet në ditët në vijim

by admin
Spread the love

Situata në PD vijon të mbetet e njëjtë, ndërsa përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, duke se nuk është zbehur.

Sakaq në ditët në vijim priten zhvillime në Partinë Demokratike.Ndërkohë në këto ditë të para të këtij viti selia e PD ka bërë disa ndryshime, pasi janë rifreskuar logoja e PD , si edhe janë bërë punime në ambientet e selisë.

Rikujtoi se se data 5 është edhe afati që ish-kryeministri Berisha ka vendosur që kreu i PD Lulzim Basha , të largohet nga zyra.

Sakaq kujtojmë se një reagim erdhi ditën e sotme nga Komisioni i Rithemelimit pas ndërhyrjeve në selinë blu, ku u ritheksua se në datën 8 është paralajmëruar edhe një protestë.

Nga ana e tij Basha është shprehur i prerë se Kuvendi i 18 dhjetori është Kuvendi që vendosi ndarjen e të vjetrës me të re dhe se PD tashmë do të shikojë nga e ardhmja.

You may also like