Laporta sulmon Realin: Klub i favorizuar historikisht

by admin
Spread the love

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, do të flasë të hënën në një konferencë për shtypin për rastin “Negreira”, por këtë të diel, disa orë para takimit mes “Blaugranave” dhe Getafes, dha një opinion për polemikat ku janë përfshirë “katalanët”.

“Ata nuk kanë zbuluar ende asgjë, sepse nuk ka asgjë. Ajo që ata bënë ishte përforcimi i një situate në të cilën një nga personat e lidhur me këto kompani ishte një ish-arbitër dhe një ish-nënkryetar i Komisionit të Arbitrave.

Ai nuk ka pasur kurrë aftësinë për të ndryshuar rezultatet, sepse nuk ishte ai që i vendoste arbitrat. Nesër do të shpjegoj gjithçka”, tha Laporta para se të sulmonte Realin e Madridin.

“Ne nuk jemi të interesuar të fitojmë duke u favorizuar nga arbitrat. Ka klube të tjera, veçanërisht një që është paraqitur në gjykatë (Real Madrid), i cili është favorizuar historikisht.

Kjo është arsyeja pse unë mendoj se kjo nuk ka kuptim. Barcelona u bë e madhe falë brezave që e bënë klubin të rritej. Ne nuk do të lejojmë që Barcelona të njolloset”.

Duhet mbajtur mend se Barcelona akuzohet se ka paguar për shumë vite arbitrat, që të ndikojnë në rezultate.


Top Channel

You may also like