Laporta afron Messin me Barçën: Kapitulli i tij me ne s’ka përfunduar ende

by admin
Spread the love

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit. Ka qenë vetë numri një i katalanasve që tha se kapitulli i Messit ende nuk ka përfunduar me Barcelonën.

“Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli të mos ketë mbaruar ende. Dhe është sigurisht përgjegjësia jonë t’i garantojmë atij një fund më të mirë se ai që pati.

Si president kam bërë gjithçka që mund të bëja, por gjithsesi mendoj se jam në një borxh moral me të. Për klubin tonë Messi ka qenë gjithçka. Ndoshta lojtari më i mirë i historisë, i krahasueshëm vetëm me Cruyff.” /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like