LAMM: Në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata

by admin
Spread the love

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut thonë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Sipas tyre, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Nga LAMM pohojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

You may also like