Lajm i mirë për Piolin, mbrojtësi kalon dëmtimin dhe është gati për Atalanta-n

by admin
Spread the love

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli ka marrë një lajm shumë të mirë në prag të ndeshjes ndaj Atalanta-s të shtunën më 9 dhjetor.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Pioli ka rifituar mbrojtësin Simon Kjaer, me danezin që duket se ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë fushës së blertë për më shumë se një muaj.

Kjaer do të kthehet në grup pas disa ditësh dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen Atalanta-Milan, ndonëse këtë sfidë mund ta nisë nga stoli.

Pas mungesës në 5 ndeshje të Serie A dhe 2 ndeshje në Champions League, danezi është gati për të përforcuar ekipin e Milan, që në muajt e fundit vuan dëmtime të shumta./ Super Sport


Top Channel

You may also like