Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi operohet në gju dhe humbet kualifikueset e qershorit

by admin
Spread the love

Një lajm i keq bëhet me dije për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe për skuadrën e Romës.

Mbrojtësi Marash Kumbulla iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë gjatë kësaj të marte, ndërsa si pasojë do duhet të rrijë për disa muaj jashtë fushës së blertë.

Në një reagim zyrtare klubi i Romës bën me dije: “Operacioni i kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, në prani të menaxherit shëndetësor të AS Roma, Dr Massimo Manara, përfundoi me sukses. Futbollisti do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini”.

Kështu Marash Kumbulla do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në Seria A dhe kualifikueset e Euro 2024 të Kombëtares që do të zhvillohen gjatë muajit qershor./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like