Ishte 24 shkurt 2019 kur në Dobly Theater, në Los Angeles, me rastin e edicionit të 91-të të Oscars, në skenë performoi Lady Gaga me Bradley Cooper. Ai në piano, ndërsa ajo para mikrofonit, të dy kënduan kolonën zanore të “A Star Is Born”, Shallow. Aq e bukur ishte performanca e tyre jashtë skenave të filmit me të njëjtin emër (ku ishin çift), saqë e gjithë bota nisi të flasë e mediat shkruan për një romancë. Asokohe, këngëtarja u nda nga partneri i saj, me të cilin flitej se do martohej.
Po ashtu, Cooper u nda nga Irina Shayk, e dashura historike me të cilën ka edhe një vajzë. Edhe pse të dy protagonistët e mohuan lidhjen mes tyre dhe u shprehën se e gjithë performanca ishte e qëllimtë, fansat ndërtuan iluzionet e tyre.
Dy artistët u ribashkuan në “SAG Awards 2022”, por këtë herë asnjë veprim i tyre nuk ishte aq emocionues sa të flitej prap për një lidhje. Megjithëse, ëndrra e fansave për t’i parë bashkë nuk është shuar./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");