Laçi e Kastrioti “katapultohen”, ekuacion mbijetesa e Europa sërish

by admin
Spread the love

29 javë të luajtura në Superiore dhe e fundit solli disa ndryshime, kryesisht në luftën për mbijetesë dhe për kupat e Europës. Tirana e vendit të parë nuk preket, madje në transfertë me Egnatian fitoi 3-0 dhe numëron 16 pikë më shumë se Laçit i vendit të dytë.

Kurbinasit u rikthyen te fitorja këtë javë dhe kanë përfituar nga ndalet e rivalëve. Skuadra e Shpëtim Duros tani ka pesë pikë më shumë se Kukësi i vendit të tretë dhe 8 më shumë se Partizani i vendit të katërt. Verilindorët humbën këtë javë, kurse “Demat” barazuan. As Vllazninë nuk përfitoi, pasi ngeci në fund me Teutën.

Zona e mbijetesës është bërë edhe më interesante. Durrsakët, kampionë në fuqi, janë futur në vallen e mbijetesës. Pika e marrë ndaj Vllaznisë e mban vetëm dy pikë larg Egnatias, që u thye nga Tirana.

Kastrioti mund të festojë për momentin, pasi fitorja me Kukësin e çoi në 6 pikë më shumë se rrogozhinasit, kurse me Dinamon e vendit të parafundit ka 14 pikë diferencë. Tani krutanët duan shpëtimin direkt dhe janë në rrugë të mbarë.

Skënderbeu i vendit të fundit mori vetëm një pikë, por është 10 pikë larg skuadrës së Ramadanit dhe normalisht është skuadra më e rrëzikuar për të rënë, së bashku me Dinamon. / oversport.tv

Foto: Fatjon Doda, Facebook

You may also like