La Mansh, 25 ditë asnjë gomone! Shkak kushtet e vështira atmosferike

by admin
Spread the love

Sipas njoftimeve zyrtare asnjë emigrant nuk është pikasur të kalojë ilegalisht përmes kanalit të La Manshit gjatë 25 ditëve të fundit, ç’ka përbën periudhën më të gjatë kohore që nga shkurti i vitit 2020.

Gomonia e fundit që ka mbërritur në brigjet angleze me 55 azilkërkuese në bord daton në 16 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që një ditë më parë kishte pasur shtatë gomone me një total prej 292 emigrantë në to. Kjo pauzë në tentativat për kalime të paligjshme drejt brigjeve britanike, ka ndodhur në një kohë kur një i ftohtë i acartë dhe kohë me reshje dëbore ka goditur tërë këto javë në shumë pjesë të Britanisë së Madhe.

Stuhia Henk, goditi Britaninë në 2 janar me një shpejtësi ere prej 151 km në orë, ç’ka shkaktoi dallgë të jashtëzakonshme. Në kushtet e kësaj kohe, shumë linja tragetesh mes Francës dhe Anglisë anuluan udhëtimet detare. Pas kësaj stuhie, pasoi një tjetër, e quajtur stuhia Gerrit, ç’ka anuloji udhëtimet detare për tre ditë me radhë.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë moskalimin e gomoneve një ndër prioritet e tij përpara zgjedhjeve, ndërkohë që ai pati një lajm të keq ditë më parë kur sipas shifrave të rrjedhura nga institucionet qeveritare, tregojnë se kalimet gjatë këtij viti, mund të shkojnë në 35 mijë vetë, madje mund të shkojë në 50 mijë sipas një projeksion më të lartë.

Një tjetër informacion negativ për qeverinë britanike të Sunak, ishte edhe një raport francez ku pretendohej se Britania nuk bashkëpunon me përpjekjet për të penguar kalimet me gomone, ndërkohë Ministria e Brendshme, Home Office, e hodhi poshtë këtë raport duke thënë se ai është i bazuar mbi një sistem te vjetruar, informacioni dhe nuk reflekton saktësisht marrëdhëniet aktuale të bashkëpunimit franko-britanik.

 


Top Channel

You may also like