Kuvendi sapo miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë – Shqip

by admin
Spread the love

Koordinatori dhe deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në rrjetin social facebook shkruan se Kuvendi i RMV-së, sapo miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, njofton Klan M.

”Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë. Falenderoj të gjithë deputetët që votuan për miratimin e këtij Ligji i cili përjashton çdo mundësi të diskriminimit ndaj ndonjë universiteti publik” – shkruan Arbër Ademi. /tvklan.mk/

You may also like