Kuvendi, Bardhi: Kryetarët e degëve sollën frymë bashkimi, 5 dolën kundër, Berisha përçarësi i PD

by admin
Spread the love

Pas 5 orësh diskutime me krerët e 71 degëve të PD bashkë me kryedemokratin Lulzim Basha, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka dalë me një deklaratë për shtyp. Bardhi tha se vetëm 5 kryetarë degësh shprehën shqetësim për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, kurse pjesa tjetër përcolli frymë të lartë bashkëpunimi dhe bashkimi. 5 degët që shprehën shqetësime për Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se janë dega e Vlorës, Devollit, Fushë-Krujës, Paskuqanit, dhe kryetari i Degës 1 në Tiranë. Sipas tij, megjithëse ishin pakicë mendimi i tyre u dëgjua.

“Patëm një diskutim të gjatë por shumë të mirë me kolegjin e kryetarëve të PD që përbëhet nga 71 kryetarët e degëve të partisë mbi organizimin e Kuvendit më 18 dhjetor. Dua të ndaj frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Dua të jem transparent me ju, me përjashtim të 5 kryetarëve të 5 degëve që raportuan për një shqetësim në degët që drejtonin, e gjithë pjesa tjetër e kryetarëve gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit që përcjell Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor. Pesë kryetarët e degëve ishin ai i Vlorës, Devoll, Fushë Krujë, Paskuqan dhe degës nr. 1 në Tiranë. Kanë shfaqur një shqetësim të tyre janë dëgjuar me shumë respekt edhe pse ishin pakicë e pakicës, mendimi i tyre është dëgjuar dhe janë sqaruar për çdo çështje, sikundër detyra e çdo demokrati“, tha Bardhi.

Sipas numrit 2 të PD, i vetmi që ka përçarë në këto dy muaj PD-në ka qenë Berisha. Teksa kujtoi deklaratat e Palokës, Bardhi i ka kërkuar Berishës që ti shpjegojë opinionit publik pse ndryshoi mendim për dorëzimin e firmave pranë Sekretariatit të PD.

Dua të ftoj çdo anëtar të PD që të mos shqetësohet nga lajmet e rreme. 18 dhjetori kuvendi kombëtar i PD nuk është për të përjashtuar demokratë por për ti bërë të gjithë bashkë në kuvend. Frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Berisha dhe qëndrimet e tij kundër rregullave të bashkëjetesës. Kam një apel për secilin prej kolegëve të mi që flet për përjashtim të 500, 1000 të anëtarëve të demokratëve. Statutin e PD s’po e shkelin anëtarët e PD. Statutin po e shkel Sali Berisha njohësi më i mirë i statutit.

Besoj jeni në dijeni të kryetarit të këshillit, Berisha ka qenë në dijeni se firmat duhet të dorëzoheshin te sekretariati i partisë. Dua të përsëris se kjo është koha që demokratët të mos përdoren si mish për top për të mos mbrojtur interesin e askujt. Dua të konfirmoj se me 18 dhjetor është kuvendi i PD si mundësia që të gjithë demokratët të jenë bashkë për të përcaktuar rrugën e betejën për rrëzimin e Ramës. Lajmi i mirë sot është që në 18 Dhjetor zhvillohet Kuvendi i PD-së, çdo anëtar i Kuvendit dhe demokratët do të kenë mundësi për të folur, dialoguar dhe bërë bashkë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës“, shtoi Bardhi.

You may also like