Kush është bukuroshja që do të “ndezë” finalen e Champions League

by admin
Spread the love

Finalja e Champions League do të mbajë para ekranit miliona fansa, teksa Liverpool dhe Real Madrid do të përplasin brirët në fushë.

Para betejës do të ketë kohë edhe për pak argëtim. E përzgjedhura për të kënduar në ceremoninë e hapjes së këtij eventi të madh është këngëtarja bukuroshe, Camila Cabello.

E njohur edhe si kompozitore, kubano-amerikania do të përformojë për pesë minuta disa nga hitet e saj më të dëgjuara dhe lajmin e ka dhënë përmes rrjeteve sociale.

“Kam shumë surpriza për ju”, shkruan Camila, e cila ndan shpesh edhe foto provokuese në rrjetet sociale. Si latine që është, i pëlqen dielli dhe të tregojë pak hiret e saj…

 

You may also like