Kusari-Lila: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme është obligim i shtetit të së drejtës

by admin
Spread the love

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Projektligji për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është obligim i shtetit të së drejtës, dhe si i tillë duhet të përkrahjet nga të gjitha partitë.

Ajo ka thënë se ky Projektligj është ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se kjo ndikon edhe në nevojat institucionale të vendit.

“Ky projektligj ka konsumuar një debat te gjatë
nga i cili u trajtua domosdoshmëria e këtij projektligji. Është kërkuar të
merret vendim i komisionit të Venecias dhe është bërë. Është nga projektligjet më
të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Konfiskimi i pasurisë së
pajustifikueshme është obligim i shtetit të së drejtës. Konfiskimi i pasurisë
njihet si qelës kundër krimit e korrupsionit. Jj ftoj që të votoni
projektligjin ne lexim të parë.

You may also like