Kurti viziton një shkollë në Podujevë, as atje s’nis mësimi

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar shkollën fillore “Enver Maloku” në Podujevë.

Në këtë komunë, nga 40 institucione arsimore, mësim është mbajtur vetëm në orën e parë ka bërë të ditur drejtori i Arsimit, Avni Fetahu.

“Nga 40 institucione arsimore, mësimi është mbajtur pjesërisht. Ora e parë e mësimit është mbajtur në të gjitha shkollat ku janë shpërndarë tekstet shkollore, ndërsa nga ora 09:00 një pjesë e arsimtarëve kanë hyrë në grevë. Njëjtë kanë vepruar edhe profesorët e ndërrimit të dytë”, është shprehur Fetahu për Klankosova.tv.

Ndërsa, sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, për Klankosova.tv ka thënë se greva ka vazhduar edhe në komunat e VV-së, ku në Podujevë, sipas tij, vetëm një shkollë ka mbajtur mesim, teksa ka bërë të ditur se janë të gatshëm për takim me qeverinë.

You may also like