Kurti: Politika duhet ta ndjekë futbollin, sepse ka nisur të na prijë

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për Klan Kosova, pas ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut të mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova korri fitore, tha që nuk ka parë ndeshje më të bukur.

“Ndeshje më të bukur unë moti nuk kam parë dhe më vjen keq të gjithë ata teleshikues që janë detyruar ta shikojnë nëpër ekrane televizive e të mos jenë këtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç ishim ne”, tha Kurti.

“Kjo ndeshje e reflekton zellin e jashtëzakonshëm të lojtarëve tanë, por poashtu edhe një precizitet të paparë në pasime, një lloj vetëbesimi që duhet ta mbajnë në s ecilën lojë në vijim dhe gjithashtu kur kësaj i shtohet fakti që fitorja e sotme është realizuar pikërisht në 4-vjetorin kur u nda nga jeta legjenda jonë e futbollit  Fadil Vokrri, tha ai.

 

 

You may also like