Kurti në Turqi: Ndryshimi politik kërkon lëvizje, kauzë dhe organizim

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin për Diplomaci në Antalia ku ka zhvilluar edhe disa takime me liderët pjesëmarrës.

“Në panelin “Representing Change” me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, me presidentin e Guinea-Bissau, Umaro Sissoco Embalo dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës Marija Pejçinoviq Buriq folëm për të rinjtë, drejtësinë dhe vendet e punës. Unë thashë se ndryshimi politik ka nevojë për lëvizje: një kauzë, një organizim dhe një përpjekje të fuqishme”.

Kurti, në kuadër të këtij forumi, sot është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit tha se pati një bisedë të dobishme me Kurtin për “hapat konkretë të ardhshëm në mënyrë që të çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”.

You may also like