Kurti e lavdëron punën e ATK-së në mbledhjen e borxheve: Besimi në institucione rritet kur s’ka korrupsion

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti,
tha se ATK-ja ka ndërmarrë një varg reformash që synim kanë përmirësimin e
performancës në përgjithësi e mbledhjen e borxheve në veçanti.

Sipas tij, performanca e mirë e këtij
institucioni është motiv që qytetarët të paguajnë tatimet dhe t’i besojnë
institucioneve që po e luftojnë edhe korrupsionin.

“Falënderoj partnerët tanë si
Fondin Monetar Ndërkombëtar që janë hisedarë të këtyre zhvillimeve në kuadër të
administratës tatimore. Mbi 500 milionë tatime janë inkasuar në vitin 2022. Ndër
reformat është ajo për mbledhjen e konsolidimin e borxheve”.

“Kjo performacë është rezultat i
rritjes së inspektimeve dhe motivi për të paguar taksa nga ana e qytetarëve. Kur
në institucione nuk ka korrupsion, rritet edhe besimi i qytetarëve. Iu uroj punë
të mbarë e suksese”.

Ministri i Financave, Punës dhe
Transfereve, Hekuran Murati tha se bashkëpunimi i ATK-së me institucionet e
tjera ka bërë që të ketë performancë më të mirë të të hyrave.

Ai i ka siguruar këtij
institucioni mbështetje të vazhdueshme me synim rritjen e efikasitetit.  

“Ngjarje si kjo na mundësojnë
avancimin e komunikimit. Ky bashkëpunim na ndihmon edhe në rritjen e
efikasiteti në mbledhjen e tatimeve”.

“ATK ka treguar performancë në
realizimin e të hyrave tatimore. ATK-ja ka shënuar progres edhe sa i përket
reformës në mbledhjen e borxheve. Së fundmi si ministër do të vazhdojë mbështetjen
për ATK-në që synojnë rritjen e efikasitetit”.

Jana Repansek, drejtoreshë e CEF-it
tha se ATK-ja po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit, duke thënë se
do ta ndihmojnëkëtë institucione me ekspertë të fushës së tatimit, raporton EO.

“Unë dhe kolegët e mi jemi të
lumtur që jemi në Kosovë. Jemi të angazhuar për të mbështetur zyrtarë publik në
mënyrë që të veprojmë me njëri-tjetrin”.

“ATK-ja po ndërmerr hapa të rëndësishëm.
Së bashku kemi krijuar ekspert në sektor publik që kërkojnë mbështetje të veçantë.
Tashmë po fokusohem në ekspertët tatimor”.

“Punëtoria është dashur të shtyhet
dy herë për shkak të pandemisë. Menaxhimi i borxhit tatimor është i rëndësishëm.
Ne do t’iu mbështesim edhe më tutje, iu dëshiroj punëtori të frytshme”.

Drejtori i ATK, Ilir Murtezaj tha
se kanë shënuar progres në aspektin e të hyrave, duke përmendur edhe reformat e
bëra në këtë drejtim dhe mekanizmat e krijuar brenda institucionit.

“Reformë që padyshim ka pasur
te rritja e hyrave tatimore. Ne kemi miratuar planin strategjik për përmirësimin
e mbledhjes së të hyrave. Shtytësit për mbledhje të borxheve janë niveli i ulët
i inkasimit të borxheve, dhe rritja e stokut të borxheve”.

“Kemi krijuar departamentin e mbledhjes
së borxheve me qëllim të jemi më afër tatim paguesit. Realizimi i një reforme
kaq të madhe duhet të ketë përfshirje të interesit që nga fillimi”.

You may also like