Kurshumlija dhe Mumini delegohen në ndeshjen e rëndësishme të FIBA Europe Cup Women

by admin
Spread the love

FIBA Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija dhe gjyqtari i njohur, Xhelal Mumini janë të deleguar në ndeshjen Galatasaray Cagdas Factoring-Union Feminine Angers.

Kurshumlija do të jetë vëzhgues në këtë sfidë, derisa Mumini si gjyqtar, njofton FBK, shkruan lajmi.net.

Kjo sfidë është shumë e rëndësishme, pasi Galatasaray është në vendin e parë me katër fitore në katër ndeshje, kurse Union me tri fitore dhe vetëm një humbje.

Përballja është e rëndësishme për grupet e FIBA Europe Cup Women.

Kurshumlija dhe Mumini kanë qenë të deleguar edhe në sfida të tjera evropiane në këtë edicion dhe kanë përvojë nga garat ndërkombëtare. /Lajmi.net/

You may also like