Kupën e vërtetë të Dance Albania e ka fituar Vera Grabocka

by admin
Spread the love

Alketa Vejsiu, moderatorja e spektaklit Dance Albania, i ka dhënë merita Vera Grabockës dhe Timo Fllokos, të cilët i kanë dhënë frymëzim vallëzimit të vërtetë të dashurisë në jetë. Alketa nuk harron të përmendë edhe vitet e gjata të bashkëpunimit me Vera Grabockën:

“Unë dua t’i bie shkurt në fakt se më kanë dhënë shumë minutazh sot dhe e kam tepruar, kështu që dua ta anonçoj menjëherë fitoren dhe që mos lodheni fare duke brohoritur.

Këtë kupë e fiton Vera Grabocka bashkë me Timo Fllokon, të cilët i kanë dhënë frymëzim edhe shpirt vallëzimit të vërtetë të dashurisë që ndodh në jetë. Pastaj në skenë Fllokos ia mora unë se nuk ka një histori më të gjatë dashurie në ekranet shqiptare se ajo që kemi ne të dyja Vera.

Kjo “faleminderit Vera”më është bërë hit, kështu që e kam të ndaluar ta them, kështu që unë ty sot nuk të falenderoj, të them thjesht që të dua përgjithmonë. E di që dhe ju të tre e doni shumë”, u shpreh Alketa Vejsiu.

You may also like