Kupa e Italisë/ Fiorentina në gjysmëfinale pas penalltive përballë Bolonjës

by admin
Spread the love

Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë, ndërsa fitoi pas goditjes së penalltive me rezultatin 5-4 ndaj Bologna-s, ndërsa koha e rregullt dhe shtesë u mbyllën me barazimin 0-0.

Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa të dyja skuadrat patën raste të shumta për të gjetur rrugën drejt rrjetës. Megjithatë si pjesa e parë, por edhe pjesa e dytë u mbyllën me porta të paprekura, duke e çuar sfidën në shtesë. Të dyja ekipet si Fiorentina, por edhe Bologna provuan që ta mbyllnin takimin në shtesë, por në fund gjithçka u vendos nga penalltitë.

Fiorentina kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, raund në të cilin do të ndeshet me një prej dyshes Atalanta-Milan që luhet mbrëmjen e sotme.


Top Channel

You may also like