Kunata e senatorit amerikan vdes e fundosur në liqen me makinën Tesla në Texas (fotot)

by admin
Spread the love

Angela Chao, kunata e senatorit milioner amerikan Mitch Mcconnell tentoi në minutat e fundit të jetës t’i telefononte miqve të saj teksa makina e saj Tesla fundosej ngadalë në një liqen të vogël në një fermë të Texas, raportonin sot autoritetet.

Chao, ish-drejtuese e kompanisë së transporteve Foremost Group, humbi jetën tragjikisht më 10 shkurt kur aksidentalisht eci se prapthi me makinë duke përfunduar në ujë.

Aksidenti u raportua fillimisht nga rrjeti ‘The Wall Street Journal’ që tregonte për përpjekjet kaotike për shpëtimin e saj, të cilat dështuan, duke kthyer në një makth fundjavën që supozohej të ishte një celebrim me miqtë e gruas.

Chao kishte ftuar disa shoqe nga fakulteti Harvard Business në një fermë kuajsh në Texas me pishinë dhe vilë gjigante, shkruante WS Journal.

Pas darkës Chao kishte dalë për diçka me makinën e saj Tesla Model X SUV por për disa minuta mikeshat morën telefonatën e saj të panikosur. Në një moment ajo kishte vendosur gabimisht mjetin në marshin e sprapsjes, në vend të avancimit duke përfunduar në liqen, u tha gruaja shoqeve në telefon, sipas raportimeve.

Makina elektrike u fundos duke vrarë shoferen, e cila çuditërisht nuk kishte arritur të hape dyert ose xhamat, duke u bllokuar brenda mjetit.

Pronari fermës dhe bashkëshortja kishin dalë për të dhënë ndihmë pasi dëgjuan zhurmën por ata u detyruan të prisnin për 25 minuta shërbimet e emergjencës, sipas raportimeve të incidentit në dokumente.

Një nga punonjësit e emergjencës e përshkruante makinën Tesla të fundosur deri në çati. Ata ishin përpjekur të thyenin xhamin por pa sukses, ndërsa skuadra zhytësish nuk ishin të gatshme, thuhet në raportim.

Rrjedhimisht dy punonjës arritën të nxirrnin Chao nga makina në ora 12:56, rreth 40 minuta pas nisjes së incidentit ndërsa tentativat për ta risjellë në jetë nuk patën sukses.

Detajet për incidentin janë të pakta teksa zyra e sherifit e quante “aksident i pafat,” ndërsa hetimet për rrethanat vijojnë.

Motra e Chao, Elaine Chao është e martuar me Mcconnell i cili ka qenë ministër i punës me administratën e President George W. Bush si dhe ministër transporti me administratën e Donald Trump.


Top Channel

You may also like