Kuka reagon: Atij trajnerit të pistë që gati e kapi zemra! 

by admin
Spread the love

Trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka, është krenar me futbollistët Xherdan Shaqiri dhe kapitenin Granit Xhaka.

Kuka godet edhe Dragan Stojkoviqin, selektorin e Serbisë.

“Euforia kaloj…

Ndeshja ku protagonistë ishin futbollistët shqiptar përfundoj ashtu siç ne dëshiruam, na kënaqen zemrat.

Ju lumtë Shqipe.

Sporti ka edhe politikë!

Kjo tashmë është bë ashiqare në çdo garë të madhe sportive!

Provokime ka në çdo ndeshje, në çdo sport!

Me qëllime nga më të ndryshmet.

Analizë për ngjarjet sportive sa ma pak njerëzit që janë laik, edhe s’dijnë e shpesh ja huqin se s’kuptojnë mirë se çfarë emocione ka!

Shqiptarët këndej në trojet tona, por edhe gjithandej nëpër botë po tregojnë vlera e kjo po sjell situata si të atij trajnerit të pistë që gati e kapi zemra!”, ka shkruar Kuka.

You may also like