Ku ta gjesh forcën kur duket se ka shteruar?

by admin
Spread the love

Mundohem ta filloj çdo ditë me një buzëqeshje. E di që nuk mund ta ndryshoj rrjedhën e gjërave. Nuk jemi në gjendje të zgjidhim shumë situata… apo ndoshta jemi? Përpiqem sa më shumë që të gjej forcën për të ecur përpara. Megjithatë, ndonjëherë kjo duket se shteron

Të jesh optimist, të qeshësh me problemet, të interpretosh gabimet si dëshmi për përmirësimin, mund të duket e lehtë në teori. Megjithatë, kur duhet ta vëmë në praktikë, situata ndryshon. Nuk është e lehtë të jesh pozitiv dhe të gjesh forcën për të ecur përpara kur na rrethon negativiteti, kur jeta nuk pushon së na godituri vazhdimisht. Në ato momente ndihemi të vetmuar dhe me mungesë energjie. Të gjesh forcë duket e pamundur.

Gjetja e forcës në vendin e duhur

Bëni një gabim serioz nëse besoni se ajo që sapo thamë është e vërtetë. Forca juaj nuk është e kufizuar, thjesht e keni kërkuar në vendin më pak të përshtatshëm. Ju duhet t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Vetëm në këtë mënyrë do të kuptoni se jeni më të fortë se sa mendoni.

Ndoshta jeni të rrethuar nga njerëz toksikë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse ju harxhojnë energjinë dhe durimin. Ndoshta zgjoheni dhe ndiheni të frustruar, sepse duhet të shkoni dhe të bësh atë punë të mjerë, që nuk ju motivon, por që ju mundëson të fitoni paratë që ju duhen. Në rastin më të keq, është shëndeti juaj ai që nuk është mirë, gjë që ju heq buzëqeshjen.

Çfarë kanë të përbashkët të gjitha këto situata? Problemi qëndron në kontekstin ose të paktën kështu mendoni. Përqendroheni në largimin ose shmangien e njerëzve toksikë, në pranimin e një pune që nuk ju bën të lumtur, në lejimin e sëmundjes suaj që të jetë qendra e gjithçkaje.

Ju jetoni duke imagjinuar një jetë tjetër dhe kjo prodhon zemërim dhe zhgënjim. Një zhgënjim që i bën edhe më të errëta të gjitha aspektet që urreni. Disa prej tyre mund të zgjidhen duke ndërmarrë veprime, ndërsa të tjerat do të duhet të asimilohen dhe të vendosen në vendin ku graviteti ka më pak forcë.

Në një mënyrë apo tjetër, mos harroni se e rëndësishme është se si ndiheni dhe jo situata e jashtme. Mos harroni se qëllimi juaj final është të ndiheni më mirë, jo të revoluciononi gjithçka në një sekondë. Ndoshta ka vetëm një situatë ideale që dëshironi, por mund të ketë shumë që do t’ju bëjnë të lumtur.

Nuk mund të dal nga kjo situatë?

Gjithmonë do të kemi më shumë mundësi për të ndryshuar veten sesa atë që na rrethon. Megjithatë, çfarë ndodh nëse vazhdojmë të bëjmë atë punë që nuk na pëlqen, por që na lejon të fitojmë atë që na nevojitet? Kjo situatë mund të dekurajojë këdo, por ka strategji të ndryshme që mund t’i vini në praktikë.

Aspektet negative të një situate të caktuar do të duken më të mëdha nëse nuk i vlerësojmë aspektet pozitive të saj: nuk është puna që dëshironi, ju bën të ndiheni të frustruar dhe nuk ju motivon, por megjithatë bëni të gjitha përpjekjet që mundeni, të përmirësoheni çdo ditë. Mbi të gjitha, mendoni se po fitoni përvojë, se jeni aktivë dhe se keni takuar njerëz të këndshëm.

Nëse e bëni mirë, gjithçka do të jetë më mirë: nëse çdo ditë jepni pak më shumë nga vetja, nëse fokusoheni në aspektet pozitive ndërsa pranoni ato negative, kini durim… sepse herët a vonë të gjitha përpjekjet që po bëni tani, edhe situatat që nuk ju pëlqejnë, do të japin fryte. Aty ku nuk e prisni, jeta do t’ju ofrojë kushtet më të mira, si shpërblim për të kapërcyer momentet e vështira.

Vështirësitë sjellin emocione dhe ndjenja negative, të cilat na bëjnë të fokusohemi vetëm tek ato. Problemi është se kur e bëjmë këtë, nuk arrijmë të shohim se, edhe situatat më të këqija na sjellin diçka të mirë. Falë tyre, i japim vetes mundësinë të ndalemi dhe të mendojmë nëse po bëjmë atë që duam vërtet apo nëse duhet të provojmë diçka ndryshe.

Pozitivja dhe negativja plotësojnë njëra-tjetrën për të dhënë më të mirën nga vetja. Nëse nuk do të ishte kështu, ne kurrë nuk do të mund ta kapërcenim veten, të zbulonim veten, të shihnim pikat tona të forta dhe të dobëta. Mos jini të paduruar. Merrni gjithçka që tani ju duket si një problem dhe përdoreni atë për të gjetur forcë. Kur përqendroheni në më të mirën për veten tuaj, mrekullitë do të ndodhin. / Shqip

You may also like